Policia e Kosovës, në raportin e saj të përditshëm ka njoftuar për një rast të sulmit që ka ndodhur në Mitrovicën Veriore.
Në raport bëhet e ditur se një femër është sulmuar nga dy të tjera, pas një mosmarrëveshjeje verbale që kanë pasur, përcjell Express.
‘’SULM
Rr. Llola Ribar, Mitrovicë Veri / 10.03.2026 – 21:10. Është raportuar se dy femra pas një mosmarrëveshje verbale e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare dhe pastaj janë larguar me veturë në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin’’, ka njoftuar Policia.
Rrjeti i pikave të Shell në Kosovë ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, pas kalimit në pronësi...