Një grua në gjendje të rëndë, 42 të tjerë të hospitalizuar, bilanci i fundit me koronavirus në Kosovë - Gazeta Express
string(99) "nje-grua-ne-gjendje-te-rende-42-te-tjere-te-hospitalizuar-bilanci-i-fundit-me-koronavirus-ne-kosove"

Një grua në gjendje të rëndë, 42 të tjerë të hospitalizuar, bilanci i fundit me koronavirus në Kosovë

Gazeta Express

01/04/2020 9:34

Klinikën Infektive, sot më 1 prill 2020, gjenden të spitalizuar gjithsej 56 pacientë.

Sadie Namani, infektologe, ka njoftuar se prej tyre, me Covid- 19 janë gjithsej 43 raste, ndërsa janë në pritje të rezultateve për 10 raste.

Lexo Edhe:

QKUK-ja ka publikuar këtë raport të Namanit, duke njoftuar se gjendja e pacienteve të sëmurë me Covid -19, për disa është stabile e disa janë në gjendje më të rëndë.

“Nga 43 raste të sëmurë me Covid- 19, 36 të sëmurë janë në gjendje stabile, ndërsa 6 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Një paciente ndodhet në kujdesin intensiv të klinikës dhe ka përkeqësim të gjendjes, është në ventilim mekanik”, thuhet në njoftim.

“Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, të testuar pozitive me Covid -19 vazhdojnë të jenë 3 infermiere në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave dy janë duke u trajtuar në klinikë ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi”, përfundon raporti.

E deri më tani në Kosovë zyrtarisht janë paraqitur 112 persona si të infektuar me Covid-19. Prej tyre 6 janë shëruar dhe një person i moshës 82-vjeçare ka vdekur.

Ndërkohë sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë mbëmë janë konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirus.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, 2 prej të cilëve janë me vendbanim në Mitrovicën veriore, 1 me vendbanim në Vushtrri dhe 1 me vendbanim në Malishevë”, ka thënë Instituti.

Ndërkohë, sipas njoftimit, pesë raste tjera që kanë qenë me koronavirus janë shëruar.

“Pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe pesë pacient konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19″, thuhet në njoftim.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia konfirmoi se numri i përgjithshëm i të shëruarve në Kosovë, që nga shpërthimi i pandemisë ka arritur në gjashtë.