Një grua harroi kuletën derisa bënte fotografi, disa të tjera ia marrin – policia ua publikon fotografinë të dyshuarave - Gazeta Express
string(116) "nje-grua-harroi-kuleten-derisa-bente-fotografi-disa-te-tjera-ia-marrin-policia-ua-publikon-fotografine-te-dyshuarave"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 12:08

Një grua harroi kuletën derisa bënte fotografi, disa të tjera ia marrin – policia ua publikon fotografinë të dyshuarave

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 12:08

Një grua ka harruar kuletën e saj në tokë në një qendër tregtare në Prizren derisa po bënte fotografi. Kur ajo ishte kthyer te lokacioni i njëjtë ka vërejtur që s’e ka aty kuletën.

Ajo më pas kishte shikuar kamerat e sigurisë të qendrës tregtare dhe e ka parë se një grup prej disa grave ishin afruar dhe njëra prej tyre e kishte marrë.

Policia ka publikuar fotografinë e tyre për të identifikuar ato meqë nuk ka arritur ta bëjë deri më tani dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gratë që po kërkohen për veprën penale “shpërdorim të pasurisë së huaj”.

“Me datën 08.09.2025 rreth orës 12:40 e dëmtuara femër, derisa ishte duke bërë fotografim në hapësirën e jashtme të qendrës tregtare “ABI Çarshia” në Rr. Ekrem Rexha në Prizren e njëjta kishte harruar kuletën e saj në tokë, ndërsa kur është kthyer te lokacioni i njëjtë ka vërejtur se kuleta e saj nuk gjendet më aty. E njëjta përmes sigurimit të qendrës ka shikuar kamerat e sigurisë, ku ka vërejtur se një grup të personave të gjinisë femërore ndalen afër kuletës saj dhe njëra nga ato e merr kuletën, e së bashku largohen nga qendra. Në bazë të veprimeve hetimore kemi siguruar disa fotografi të personave të dyshuar nga kamerat e sigurisë, mirëpo deri më tani nuk është arritur të bëhet identifikimi i tyre”.

“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marrë  Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit  76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale,  ku kërkohet  bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit. Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët,  që nëse  kane çfarëdo informate apo  din diçka për vendndodhjen e  të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë  në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”.