string(54) "nje-grua-gjendet-e-vdekur-ne-banesen-e-saj-ne-suhareke"

Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në Suharekë

Lajme

Gazeta Express

14/02/2025 9:37

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një gruaje e cila thuhet se është gjetur pa shenja jetë në banesën e saj në Suharekë.

Rasti ka ndodhur të enjten pasdite.

Lexo Edhe:

“Është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas mjekut trupi i pajetë nuk ka shenja të dhunës, dyshohet se vdekja ishte natyrore”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit thuhet se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.