string(86) "nje-grua-gjendet-e-vdekur-ne-banesen-e-saj-ne-mitrovice-cilesohet-si-vdekje-e-dyshimte"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 9:49

Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në Mitrovicë, cilësohet si vdekje e dyshimtë

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 9:49

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë që thuhet se ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Fan Noli” në Mitrovicë të Jugut.

Referuar raportit 24-orësh të policisë thuhet se viktima është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

“Rr. Fan Noli, Mitrovicë Jug 07.05.2025 – NN. Raportohet se  është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare”, thuhet në raportin ditor të policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.