string(92) "nje-gote-raki-per-ilir-meten-kam-ngrene-buke-me-ta-rama-meta-do-te-ishte-askush-pa-skraparin"

Shqiperi

Gazeta Express

16/04/2021 15:58

“Një gotë raki për Ilir Metën, kam ngrënë bukë me ta”, Rama: Meta do të ishte askush pa Skraparin

Shqiperi

Gazeta Express

16/04/2021 15:58

“Partia Socialiste, anije për peshkun pilot të LSI nuk bëhet më”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës të tij në takimin elektoral në Skrapar.

Gjithashtu Rama deklaroi se Skrapari i dha mundësinë Ilir Metës të bëhej ai që është sot dhe sipas tij janë po qytetarët e Skraparit që duhet t’i thonë mjaft presidentit dhe të mos përzihet më në punët e vendit.

“Ti e zgjodhe Ilir Metën President më thonë , nga ty e kemi peshqesh. Theksoj se Lulin e kishim në çadër dhe thoshte Rama ik se unë nuk dal. Brenda kishim Ilirin nuk kishim njeri tjetër dhe Iliri kishte votat dhe ishte kandidati më i mirë. Nuk mund të gjenim kandidat më të mirë se sa Ilir Meta. Unë nuk e imagjinoj t’ju them të drejtën që do të katandisje duke shëtitur Shqipërinë dhe duke mbajtur dekorata. Kurrë nuk e imagjinoja, por ishte i qartë se ishte një president për opozitën.

Por them se pa Skraparin Ilir Meta do të ishte askush-i. Ishte ky vend që e bëri atë, Ilir Meta që është, por sot është po ky vend që duhet t’i thotë Ilir Metës se e ke tepruar dhe është koha të shohësh punë e tua dhe me punë e vendit të mos përzihesh.

E ngjitët në një majë, e ngjitët në një tjetër dhe sërish e ngjitet në majën më të lartë, tani zbriteni nga ajo majë komplet. Nëse ka akoma një afeksion për të, edhe pse jam i bindur se shumë nga ju këtu ndjejnë keqardhje e do të donit të më shihnit mua bashkë me Ilir Metën. Ju sot, ju ka vënë në pozitë të vështirë, por ju keni në dorë një gjë të rëndësishme ta ndihmoni Ilir Metën”, tha Rama.

Rama gjithashtu deklaroi se Meta “pushkatoi” në mes të Vlorës Luan Ramën për llogari të Petrit Vasilit.

Ai ironizoi duke shtuar se po të kishte një gotë raki do ngrinte një dolli për Ilir Metën dhe familjen e tij pasi ka ngrënë bukë me ta dhe nuk do t’i shohë keq.

“Sëmundja që futi LSI në politikën shqiptare është prezent edhe te Partia Socialiste. PD është muhabet tjetër. Ata duan flamuj me dy gishta. Është një sëmundje që e ka prekur shumë politikën. Ka bërë që shumë njerëz që meritojnë të kenë shansin për të pasur pushtet nuk munden sepse duhet të kalojnë nga partia. Shumë të rinj që i kanë aftësitë janë tërhequr.

Nuk duan të futen në atë kanalin e tmerrshëm që hapi Ilir Meta. Kemi bërë punë të mira me LSI por unë e di si i kemi bërë. Në LSI unë kam parë shumë njerëz të vlefshëm. Plot njerëz me zemër dhe me shpirt. Jo njerëz të futur dhe të rekrutuar sepse besuan shumë. Arsyeja pse sot në Berat jemi kaq shumë këtu dhe shumë më tepër atje është një vend me më shumë njerëz afër vendit ku do bëjmë takimin. Po kryhet bashkimi i familjes sonë. U bëmi si shtëpi të çmendurish.

Ku iku ka ikur te komshiu, Nga kjo përfitonte gjithmonë Saliu. Saliu ka fituar vetëm njëherë në vitin 1992. Ka fituar në 2005? Sepse u nda kjo familje. Në 2009 fitoi se nga iku te shtëpia te mullixhiu prapë. Për sa kohë kjo familje rri e bashkuar, Shqipëria është në duar të sigurta dhe nuk ka forcë që e bashkon fuqinë e kësaj familje. Është ngushtuar rrethi i kandidatëve te krushqia, te barku i shtëpisë. Nuk i besojnë më askujt. E pushkatuan Luan Ramën në mes të Vlorës. Ferman, me ferman të Peço Vasilit. E quajti tradhtar. Është koha që më 25 prill

Do doja të flisja shumë gjatë po të kisha një gotë rakie këtu do e ngrija për shëndetin e Ilir Metës dhe familjen e tij se kam ngrënë bukë me ta nuk dua t’i shoh keq. Gotën e dytë do e pija për referendumin e Vlorës që t’i thonit Ilir Metën zbrit nga maja.

Jeni popull politikan. Unë jam gati të bashkëpunoj me Lulzim Bashën me kusht që të ndahet nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, Por ajo që duhet të dëgjojnë të gjithë është se pas 25 Prillit dua të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Është e rëndësishme të bëjmë çmos që politika të mos i shqetësojë nënat dhe gjyshet e këtij vendi”, tha Rama.