Një gol i anuluar dhe pak raste, mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes Uells-Iran - Gazeta Express
string(82) "nje-gol-i-anuluar-dhe-pak-raste-mbyllet-pa-gola-pjesa-e-pare-e-ndeshjes-uells-iran"

Një gol i anuluar dhe pak raste, mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes Uells-Iran

Botërori 2022

Gazeta Express

25/11/2022 11:50

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Uells-Iran, e vlefshme për fazën e grupeve të Kampionatit Botëror që po mbahet në Katar.

Rezultati pas 45 minutave të parë nuk u ndryshua dhe mbeti ai i fillimit, shkruan Gazeta Express.

Në minutën e 16-të Gholizadeh realizoi për Iranin, por pas shikimit në VAR goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Pjesa e parë pati pak raste shënimi, me Uellsin që pati një dominim më të lehtë.

/Gazeta Express/