Një gjë tjetër që do të marrë vëmendje në takimin në Shtëpi të Bardhë - çfarë do të veshë Zelensky? - Gazeta Express
string(96) "nje-gje-tjeter-qe-do-te-marre-vemendje-ne-takimin-ne-shtepi-te-bardhe-cfare-do-te-veshe-zelensky"

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 17:45

Një gjë tjetër që do të marrë vëmendje në takimin në Shtëpi të Bardhë – çfarë do të veshë Zelensky?

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 17:45

Pas samitit në Alaska ku presidenti amerikan Donald Trump priti homologun e tij rus Vladimir Putin, sot në Shtëpi të Bardhë do të jetë sërish mysafir presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Derisa shtypi është i përqendruar në temat e rëndësishme që do të diskutohen në përpjekjet për të ndalë luftën në Ukrainë, një gjë tjetër për t’i  kushtuar vëmendje është se çfarë do të veshë Zelensky në takimin në Shtëpinë e Bardhë.

Zelensky u kritikua për mosveshjen e kostumit gjatë përballjes së nxehtë që e pati me Trump dhe vartësit e tij në shkurt.

Megjithatë, një paralajmërim për këtë çështje mund ta ketë dhënë Zelensky me veshjen e tij në takimin që pati me të dërguarin special amerikan, Keith Kellogg, në Uashington, pak përpara takimit me Donald Trump.

Zelensky mbante veshur një bluzë të zezë gjatë takimit me të./Express/