Një fshat që mahniti botën: Jetojnë në rreth, të gjithë për një ide! - Gazeta Express
string(65) "nje-fshat-qe-mahniti-boten-jetojne-ne-rreth-te-gjithe-per-nje-ide"

Një fshat që mahniti botën: Jetojnë në rreth, të gjithë për një ide!

Fun

Gazeta Express

06/11/2021 12:06

Ka shumë vende urbane në botë që janë aq të mahnitshme saqë i lënë njerëzit pa fjalë

Një nga pamjet e tilla atraktive është Brondby Haveby, i njohur si “qyteti i kopshtit”, i cili ndodhet afër Kopenhagës në Danimarkë.

Lexo Edhe:

Ky “kopsht qytet” urban është bërë në rrethe: shtëpitë kanë një oborr të madh, por edhe një “dalje” në një rreth të përbashkët që ndahet me shtëpitë fqinje, transmeton Telegrafi.

Banorët e këtij qyteti kanë mundësi të merren me kopshtari, por edhe të shijojnë natyrën dhe qetësinë.

Ideja për “qytetin e kopshteve dhe pemishteve” lindi në vitin 1964, kur arkitekti Eric Migind mori miratimin që projekti i tij të realizohej në komunën e Brondby. Më pas filluan të formohen rrathë magjepsës.

Arkitekti kishte vetëm një qëllim: komunikimin mes njerëzve.

Qyteti i kopshteve përbëhet nga 12 rrathë në të cilët ka parcela, domethënë kopshte. Kopshtet mund të merren me qira për 150 dollarë në muaj, dhe njerëzit mund të jetojnë në to/t’i marrin me qira, vetëm për 6 muaj në vit.

Synimi i këtij vendi është të imitojë modelin e fshatrave daneze nga shekulli i 18-të ku njerëzit do ta përdornin këtë vend për t’u shoqëruar dhe ndërvepruar me fqinjët, por edhe për t’u lidhur me natyrën. Për të lejuar privatësinë, çdo parcelë është e veshur me gardhe.