Një fëmijë rrëmben autobusin në Skenderaj, godet vetura dhe e tmerron gjithë qytetin - Gazeta Express
string(83) "nje-femije-rremben-autobusin-ne-skenderaj-godet-vetura-dhe-e-tmerron-gjithe-qytetin"

Gazeta Express

10/12/2019 21:55

Një fëmijë rrëmben autobusin në Skenderaj, godet vetura dhe e tmerron gjithë qytetin

Gazeta Express

10/12/2019 21:55

Një rast i pazakontë ka ndodhur dje gjatë ditës në qytetin e Skenderajt.

Një i mitur ka rrëmbyer një autobus që sipas dëshmitarëve që kanë rrëfyer për Indeksonline, i njëjti kishte probleme mentale, derisa ai është arrestuar më pas nga policia, ku është liruar pas gjysmë ore.

Lexo Edhe:

Në atë moment, për të shpëtuar dhe t’i vjen në ndihmë atij, në njërën anë, qytetari që ishte duke vozitur një Pick up të kuq ka vrapuar nga automjeti i tij, drejt derës së shoferit të autobusit, për të marr në dorë situatën.

Por, një reagim i menjëhershëm, madje duke rrezikuar edhe vet jetën e tij, ishte shoferi i një veture të zezë, i cili ka dalë përpara autobusit për ta ndaluar atë, duke rrezikuar jetën e familjarëve të tij (një gruaje dhe një fëmijës), ku nga frika gruas edhe i ka rënë të fikët.

Fëmija rrëmben autobusin

null