Një fëmijë lëndohet në një çerdhe në Lipjan, e dyshuar edukatorja – intervistohet nga policia - Gazeta Express
string(90) "nje-femije-lendohet-ne-nje-cerdhe-ne-lipjan-e-dyshuar-edukatorja-intervistohet-nga-policia"

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 12:07

Një fëmijë lëndohet në një çerdhe në Lipjan, e dyshuar edukatorja – intervistohet nga policia

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 12:07

Një fëmijë është lënduar të hënën në një çerdhe në Lipjan. Siç u raportua, për rastin po dyshohet edukatorja e kësaj çerdheje.

Nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje për rastin, të cilin në polici e kanë paraqitur familjarët e  fëmijës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, ka thënë për gazetën online Reporteri.net se rasti është iniciuar si lëndim trupor.

E dyshuara është intervistuar nga Prokuroria.

“Dje rreth orës 15:00 në stacionin policor në Lipjan është iniciuar një rast lëndim trupor. Ankuesja dhe e dyshuara janë intervistuar. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt përkitazi me udhëzimet e prokurorit të shtetit”, tha Ahmeti.