Një ekip amerikan do të hetojë funksionarët e korruptuar në Maqedoni - Gazeta Express
string(68) "nje-ekip-amerikan-do-te-hetoje-funksionaret-e-korruptuar-ne-maqedoni"

Ballina

Gazeta Express

06/12/2022 12:46

Një ekip amerikan do të hetojë funksionarët e korruptuar në Maqedoni

Ballina

Gazeta Express

06/12/2022 12:46

Uashingtoni ka dërguar një ekip në Maqedoni për vështrim më agresiv ndaj aktorëve të korruptuar, funksionarëve aktualë dhe të kaluar, ka shkruar në Twitter ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler. Ajo shkruan se ekipi do të shqyrtojë të gjitha përgjigjet e mundshme, raporton REL.

“Sektorit të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut i nevojiten më shumë hetime dhe ndjekje penale për të treguar se askush nuk është mbi ligjin”, shkroi ambasadorja në Twitter.

Lexo Edhe:

Lufta kundër korrupsionit në periudhën e fundit ka qenë cak i kritikave të forta nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.

Fillimisht, përzgjedhja e kreut të ri të Prokurorisë për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili ka njohje personale me krerët e BDI-së, “hutoi” ambasadoren amerikane, Angela Ageler, pasi siç tha ajo, “ShBA ka shpenzuar miliona dollarë për trajnimin e prokurorëve” në sistemin e drejtësisë.

Menjëherë pas kësaj reagoi edhe ambasadori evropian David Geer, i cili ka kërkuar profesionalizëm në institucionet për rastin e dhënies së shtetësisë maqedonase për ukrainasin Oleksandr Onishçenko, i cili është në listën e zezë të SHBA-së.

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Anke Holstein, dje theksoi se përparimi i Maqedonisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian do të varet në masë të madhe nga shtypja e suksesshme e korrupsionit.

Qeveria njoftoi se do të luftojë korrupsionin duke siguruar funksionimin normal të institucioneve, duke i kushtuar vëmendje integritetit dhe profesionalizmit të atyre që drejtojnë institucionet dhe vullnetit politik.