Një duel tjetër mitik Tyson-Holyfield? "Po kthehem!" - Gazeta Express
string(48) "nje-duel-tjeter-mitik-tyson-holyfield-po-kthehem"

Gazeta Express

11/05/2020 23:05

Një duel tjetër mitik Tyson-Holyfield? “Po kthehem!”

Gazeta Express

11/05/2020 23:05

Mike Tyson e ka seriozisht. Një nga boksierët më të mëdhenj të historisë ka konfirmuar nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetet sociale se po përgatit një rikthim mahnitës në boks.

53-vjeçari ka lënë fansat e tij të ngazëllyer për një rikthim të mundshëm në ring 15 vjet pasi ai vari dorezat.

Muajku i Hekurt ka treguar se ai nuk e ka humbur shpejtësinë dhe fuqinë e tij të mrekullueshme, teksa po përgatitet për t’i ngjitur në ring për bamirësi.

Dhe tani ish-superylli i boksit, teksa po stërvitej me shumë intensitet, iu drejtua kameras me fjalët: “Po kthehem”!

Ende nuk dihet se kush do të jetë kundërshtari i Tyson, por ish-kundërshtari i tij mitik, Evander Holyfield, e ka sfiduar për një duel të tretë historik.

Rivaliteti mes Holyfield dhe Tyson arriti kulmin në vitin 1997, kur “ylli” i lindur në Brooklyn kafshoi në vesh ish-kampionin e peshave të rënda.

Përkundër kësaj, Holyfield është i përgatitur të rikthehet dhe i hapur për t’u ndeshur me Tysonin edhe një herë.