"Një djalë nga Peja më ka shkruar në Facebook", Gani Geci thotë se kështu e ka kuptuar se po tentojnë ta vrasin - Gazeta Express
string(108) "nje-djale-nga-peja-me-ka-shkruar-ne-facebook-gani-geci-thote-se-keshtu-e-ka-kuptuar-se-po-tentojne-ta-vrasin"

Lajme

Gazeta Express

14/01/2021 7:28

“Një djalë nga Peja më ka shkruar në Facebook”, Gani Geci thotë se kështu e ka kuptuar se po tentojnë ta vrasin

Lajme

Gazeta Express

14/01/2021 7:28

Anëtari i LDK-së, Gani Geci thotë se së fundmi e ka marrë një kërcënim për vrasje.

Geci thotë se mund të angazhojnë vrasës me pagesë për ta vrarë.

“Një djalë nga Peja më ka shkruar në Facebook. E kam pyetur a je i gatshëm këtë me thënë në Polici. Ai ka dhënë deklaratën në Polici dhe tash është nën hetime. Mund të gjejnë vrasës me pagesë. Por unë se kam ndërmen të ndalem”, tha Geci në Kanal 10.

Ai ka thënë se nuk ka kërkuar mbrojtje nga Policia.

“Nuk kam kërkuar mbrojtje, policia duhet ta vlerësojnë vet, unë nuk frikësohem prej vdekjes. Dhjetëra herë kanë tentua dhe unë jam gjallë”, tha ai.