Një ditë pas qëndrimit në Shkup të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, një deputet i Kuvendit maqedonas dhe ish-këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Bekim Qoku, ka vendosur që ta sulmojë kryeministrin shqiptar.
Qoku për ta bërë këtë, ka publikuar një fotografi ku kryeministri shqiptar, Edi Rama, shihet bashkë me presidentin serb, Aleksander Vucic dhe ish-kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, gjatë kohës sa shtynin përpara Minishengenin.
Sipas Qokut, projekti i Minishengenit, që vazhdoi më pas edhe me Ballkanin e Hapur, është “proces i projektit të “Serbisë së Madhe””.
Qoku ka sulmuar edhe kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, duke e publikuar një fotografi ku Ahmeti bashkë me Ramën, Vuçiqin e Dimitar Kovacevskin dhe siç shkruan Qoku, me kryeminstrin e ri maqedonas s’mund ta shtyjnë përpara një prjekt të tillë.
Kryeministri shqiptar Edi Rama dje ka takaur Ali Ahmetin dhe Arben Taravarin i cili është larguar nga koalicioni VLEN.
Postimi i plotë i Qokut:
Bota serbe!
Ku nisi, si vazhdoi dhe ku ka mbetur?
Në erën e imazheve, fjalët nuk kanë më shumë peshë, sidomos nëpër rrjete sociale.
Por këto foto, jo të prodhuara nga IA, janë dëshmi e fortë e një procesi politik serbomadh. Filloi me Minishengen, që të vazhdojë pastaj me Ballkanin e hapur, dy sinonime dhe maskime për Botën serbe.
Nuk e di se si mund të shpjegohen takimet e liderit të një partie politike shqiptare e pa funksion shtetëror bashkë me presidentin e Serbisë Vuçiq, pinjollin e Millosheviqit, përveçse me faktin që duhet të kenë miqësi të vjetër, apo janë miq shpije, si i thonë fjalës.
Lutjet pranë bunarit duke hedhur monedha që t’u plotësohet dëshira e realizimit të Botës serbe, vështirë se do të bëhen me kryeministrin aktual të Maqedonisë së Veriut Mickovski.
Fotoja tjetër e liderit të partisë e pa funksion shtetëror me presidentin millosheviqian në kishën pranë manastirit të Shën Naumit me siguri është bërë për t’i treguar këtij lideri se ai vend i bekuar që i ka takuar Shqipërsië i është dhuruar Serbisë nga figura si ai.
Kam frikë se gjasa që të kemi foto të tjera të Vuçiqit me Edi Ramën dhe Ali Ahmetin janë shumë më të mëdha sesa me kryeministrin aktual Mickoskin.