Një ditë pas lajmit për 5 vdekje për dy orë, Zemaj shkon në spitalin e Gjakovës - Gazeta Express
string(77) "nje-dite-pas-lajmit-per-5-vdekje-per-dy-ore-zemaj-shkon-ne-spital-te-gjakoves"

Gazeta Express

31/07/2020 14:53

Një ditë pas lajmit për 5 vdekje për dy orë, Zemaj shkon në spitalin e Gjakovës

Gazeta Express

31/07/2020 14:53

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar sot Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” të Gjakovës.

Vetëm një ditë pasi pati pretendime se situata në këtë spital ka dalë jashtë kontrollit dhe debatit për numrin e vdekjeve, Ministri i Shëndetësisë, ka vizituar spitalin e Gjakovës.

Lexo Edhe:

Zemaj ka qëndruar në takim me drejtuesit e këtij spitali për më pak se një orë.

Mirëpo, përkundër ftesës që iu është dërguar mediave, ato nuk janë lejuar të marrin as pamje në takim.

Pas takimit, ndryshe nga herët e tjera, kur pas këtyre vizitave janë kumtuar edhe rezultatet ditore me Covid-19, Zemaj nuk ka pranuar të prononcohet për media dhe të tregojë arsyen e vizitës në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” të Gjakovës.