"Një delegacion serb ishte në Koshare për të kërkuar trupat e shtatë ushtarëve serbë të vrarë në luftë" - Gazeta Express
string(102) "nje-delegacion-serb-ishte-ne-koshare-per-te-kerkuar-trupat-e-shtate-ushtareve-serbe-te-vrare-ne-lufte1"

Gazeta Express

05/10/2020 20:27

“Një delegacion serb ishte në Koshare për të kërkuar trupat e shtatë ushtarëve serbë të vrarë në luftë”

Gazeta Express

05/10/2020 20:27

Ramë Manaj nga Komisioni për Persona të Pagjetur, ka thënë sot se një delegacion i Serbisë kanë qenë të premten në Koshare për të kërkuar trupat e ushtarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

I ftuar në emisionin Frontal Live në T7, Manaj që është edhe këshilltar i kryeministrit Hoti, ka thënë se janë ndjerë të habitur nga deklaratat e Ivica Daciqit i cili ka akuzuar për tradhti kombëtare serbët që bashkëpunojnë me Kosovën për t’i gjetur trupat e shqiptarëve të vrarë.

Lexo Edhe:

Manaj ka thënë se kanë qenë me delegacionin serb duke u kthyer nga Kosharja, kur bashkë me ta kanë dëgjuar deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë.

Por çka kërkonin autoritetet serbe në Koshare?

“Ata në Koshare kërkuan trupat e 7 ushtarëve serbë të vrarë në luftë. Sipas informacioneve dhe disa fotografive nga sateliti, kemi qenë dhe kemi parë terenin, tash pritet një nga një të ofrojmë qasje në ato vende ku eventualisht gjenden trupat e tyre”, ka thënë Manaj në Frontal.