Një burrë në Pejë kanos prindin e tij dhe gjuan me armë brenda shtëpisë, pastaj largohet në drejtim të panjohur - Gazeta Express
string(110) "nje-burre-ne-peje-kanos-prindin-e-tij-dhe-gjuan-me-arme-brenda-shtepise-pastaj-largohet-ne-drejtim-te-panjohur"

Lajme

Gazeta Express

14/06/2025 8:51

Një burrë në Pejë kanos prindin e tij dhe gjuan me armë brenda shtëpisë, pastaj largohet në drejtim të panjohur

Lajme

Gazeta Express

14/06/2025 8:51

Nën ndikimin e alkoolit, një burrë në Pejë ka kanosur babanë e tij dhe ka gjuajtur me armë zjarri brenda shtëpisë dhe jashtë saj.

I dyshuari më pas është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa policia s’ka raportuar për të lënduar.

Policia e ka cilësuar rastin si “dhunë në familje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

“Pejë 13.06.2025-21:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike, ka kanosur prindin e tij. Sipas viktimës, i dyshuari  edhe ka shtënë me armë zjarri në brendi të shtëpisë dhe një here jashtë shtëpisë dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhe e fishekut. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”./Express/