Një burrë në Gjilan gjen një granata-hedhës me predhë derisa po punonte me eskavator, policia tërheq mjetin - Gazeta Express
string(106) "nje-burre-ne-gjilan-gjen-nje-granata-hedhes-me-predhe-derisa-po-punonte-me-eskavator-policia-terheq-mjetin"

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 8:41

Një burrë në Gjilan gjen një granata-hedhës me predhë derisa po punonte me eskavator, policia tërheq mjetin

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 8:41

Një burrë në Gjilan ka hasur në një granata-hedhës me predhë brenda saj derisa ishte duke punuar me ekskavator në deponinë e mbeturinave.

Ai ka raportuar rastin në polici, e cila tha se një njësi e saj ka bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara në mënyrë të sigurt.

“Fsh. Llashticë, Gjilan 03.07.2025 – 18:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke kryer disa punime me ekskavator në deponinë e mbeturinave, ka hasur në një granata-hedhës me predhë brenda saj. Njësia e PK-së për deminim ka bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara në mënyrë të sigurt. Rasti është duke u hetuar”, tha policia.