string(62) "nje-burre-gjendet-pa-shenja-jete-ne-nje-banese-ne-fushe-kosove"

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 9:11

Një burrë gjendet pa shenja jete në një banesë në Fushë-Kosovë

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 9:11

Një burrë është gjetur pa shenja jete të mërkurën në mbrëmje në një banesë në rrugën “Besa Besë” në Fushë-Kosovë.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila njoftoi se rreth orës 20:00 ka pranuar informacionin për një person të shtrirë pa shenja jete në një banesë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi emergjent mjekësor në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se autoritetet policore, në koordinim me prokurorinë, kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me shkaqet e vdekjes.

aaaaa