Një burrë është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjeku kujdestar.
Policia tha se po e heton vdekjen, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“HETIM I VDEKJES-Dragash, 31.07.2025, 03:08 Është raportuar se është dërguar në QKMF në Dragash pa shenja jete viktima mashkull kosovar dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.