"Një brenda, një jashtë": Arrihet marrëveshje mes Starmer dhe Macron për çështjen e emigrantëve - Gazeta Express
string(91) "nje-brenda-nje-jashte-arrihet-marreveshje-mes-starmer-dhe-macron-per-ceshtjen-e-emigranteve"

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 10:55

“Një brenda, një jashtë”: Arrihet marrëveshje mes Starmer dhe Macron për çështjen e emigrantëve

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 10:55

Keir Starmer dhe Emmanuel Macron do të shpallin të enjten një marrëveshje migracioni e njohur si “një brenda, një jashtë”, në bazë të së cilës, Mbretëria e Bashkuar do të pranojë disa nga azilkërkuesit që kalojnë përmes Kanalit të La Manshit, ndërsa disa do t’i kthehen Francës.

Sipas The Guardian, liderët pritet të përmbyllin vizitën tre-ditore shtetërore të presidentit francez në Britani me një konferencë për shtyp, gjatë së cilës do të shpallin planin e ri për të trajtuar kalimet e emigrantëve me varka të vogla përmes Kanalit të La Manshit.

Raportohet se zyrtarët janë ende në bisedime për detajet e planit, përfshirë kohën e nisjes së zbatimit.

Bëhet e ditur se burime qeveritare në Francë dhe Britani e kanë përshkruar procesin e negociatave si “kompleks” dhe “fluid”, ndërsa Doëning Street ka deklaruar se shpresonte për “përparim konkret” drejt arritjes së marrëveshjes.

Sipas një skeme pilot, detajet e së cilës janë zbuluar nga gazeta Le Monde të mërkurën, Britania do të kthejë vetëm 2,600 persona në vit – rreth 6% e numrit total të kalimeve, ndërsa do t’i pranojë ata që mund të kenë lidhje familjare në Britani.

Dihet se qeveritë kanë tentuar për vite me radhë të arrijnë një marrëveshje për kthimin e emigrantëve me Francën për të ulur numrin e kalimeve me varka të vogla përmes Kanalit, por deri tani me pak sukses.