“Një Andorrë e madhe e merr pikën e parë në Kosovë” - FAF i gëzohet barazimit - Gazeta Express
string(73) "nje-andorre-e-madhe-e-merr-piken-e-pare-ne-kosove-faf-i-gezohet-barazimit"

“Një Andorrë e madhe e merr pikën e parë në Kosovë” – FAF i gëzohet barazimit

Sport

Gazeta Express

28/03/2023 23:51

Kombëtarja e Kosovës zhgënjeu sonte duke barazuar me Andorrën, në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 1:1, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Edon Zhegrova (59’) shënoi për “Dardanët”, kurse Albert Rosas (61’) për mysafirët.

Për Andorrën ishte pika e parë në këtë cikël kualifikues, kurse për Kosovën e dyta.

Te Andorra u shprehen të kënaqur për rezultatin e arritur sonte në Prishtinë.

Një Andorrë e madhe merr pikën e parë në Kosovë”, është titulli i vendosur nga Federata e Futbollit e Andorrës (FAF) në raportin e publikuar për ndeshjen e natës së sotme. /Gazeta Express/

/Gazeta Express/