Një grua është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Gurrakoc të Istogut.
Lajmin për Express e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
Ai tha se nga dyshimet preliminare viktima dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit, përkatësisht rreth orës 7 kemi pranuar informatën se një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete në fshatin Gurrakoc të komunës së Istogut. Menjëherë kanë dalë njësitet relevante policore, ndërkaq me urdhër të prokurorit të krimeve të rënda trupi i pajetë është dërguar për autopsi , nga hetimet preliminare dyshimet janë se ka bërë vetëvrasje”, tha Nikçi.
Express mëson se viktima është e lindur në vitin 1963 dhe dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej 7-8 metra.