Një 36-vjeçar gjendet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë, Policia nis hetimet - Gazeta Express
string(80) "nje-36-vjecar-gjendet-i-vdekur-ne-banesen-e-tij-ne-prishtine-policia-nis-hetimet"

Një 36-vjeçar gjendet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë, Policia nis hetimet

Lajme

Gazeta Express

06/08/2022 10:08

Një 36-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në rrugëjn “Sokol Dobruna” në Prishtinë, raporton Express.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Lexo Edhe:

Sipas Ahmetit, dyshohet se i riu kishte pasur probleme shëndetësore. Për rastin tashmë kanë nisur hetimet.

“Rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një banesë në  rrugën ‘Sokol Dobruna’ në Prishtinë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull , 36 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë që pesoni ka pasë probleme të mëhershme shëndetësore,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe  po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti./Express