Një 23-vjeçare nga Holanda rrëzohet dhe humb jetën te Gjiri i Filikurit në Himarë të Shqipërisë - Gazeta Express
string(95) "nje-23-vjecare-nga-holanda-rrezohet-dhe-humb-jeten-te-gjiri-i-filikurit-ne-himare-te-shqiperise"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 13:43

Një 23-vjeçare nga Holanda rrëzohet dhe humb jetën te Gjiri i Filikurit në Himarë të Shqipërisë

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 13:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Gjiri i Filikur” në Himarë të Shqipërisë.

Dyshohet se gjatë zbritjes nga shkëmbi me litar, është rrëzuar aksidentalisht shtetasja holandeze M. B., 23 vjeçe. Sipas njoftimit të policisë, 23-vjeçarja, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra.

Gjithashtu si pasojë e rrëshqitjes së disa gurëve në momentin e ngjarjes, është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në spital edhe shtetasja franceze, J. L., 18 vjeçe, e cila ndodhej në afërsi.

23-vjeçares thuhet se “iu dha ndihma e parë mjekësore dhe u transportua me ndihmën e Policisë Kufitare, por për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”, sipas policisë.

“Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thotë Policia.