Një 1-vjeçar në mesin e 17 të infektuarve në Malishevë, kryetari jep një shpjegim pse kjo komunë ka shumë raste - Gazeta Express
string(108) "nje-1-vjecar-ne-mesin-17-te-infektuarve-ne-malisheve-kryetari-jep-nje-shpjegim-pse-kjo-komune-ka-shume-raste"

Arjeta Shabani

07/04/2020 11:01

Një 1-vjeçar në mesin e 17 të infektuarve në Malishevë, kryetari jep një shpjegim pse kjo komunë ka shumë raste

Arjeta Shabani

07/04/2020 11:01

17 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar vetëm mbrëmë në Komunën e Malishevës. Në mesin e qytetarëve që ka rezultuar pozitiv nga kjo komunë është edhe një njëvjeçar. Sot pritet të bëhet testimi edhe i tetë personave që kanë qenë në kontakt me të infektuarit. Aktualisht, në këtë komunë janë të konfirmuara 61 raste, raporton Express.

Për gjendjen atje është deklaruar kryetari i Komunës, Ragip Begaj.

Lexo Edhe:

Në një prononcim për Gazetën Express, Begaj ka thënë se sot Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik pritet të vijë dhe t’i marrë mostrat e tetë personave, të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarit.

Begaj ka folur edhe për moshën e personave që kanë rezultuar pozitiv mbrëmë. Sipas tij, personi më i ri i infektuar është një njëvjeçar, derisa më i vjetri 67 vjeç.

 “Gjendja është e mirë. Mbrëmë kanë qenë 17 raste. Kemi me vit të lindjes 2000, 2002, 2008, 2017, 2019, 1953. Sot Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik pritet të vijë t’i marrë mostrat edhe të tetë personave, që kanë qenë në kontakt me të infektuarit. Aktualisht i kemi 61 raste në gjithë komunës, shtatë prej të cilëve janë të shëruar”, ka thënë Begaj.

Ai ka njoftuar se dje janë furnizuar me pajisje mbrojtëse, por se këto u mjaftojnë vetëm për një javë.

“Jemi furnizu dje me pajisje mbrojtëse. Këto pajisje na mjaftojnë vetëm për një javë, të shohim pastaj a do të kemi furnizime sërish. Te ne ka qenë problem, se pothuajse s’ka familje në Malishevë që nuk e ka një anëtar në Itali dhe kjo ka ndiku në kaq shumë raste”, ka thënë Begaj për Express.

Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 20 raste të reja me koronavirus. Me këto shifra, numri i të infektuarve në gjithë vendin shkon në 165. Deri tani, nga koronavirusi janë shëruar 24 persona.

“Sot më 06.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 129 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, njëzet (20) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftim.

Sipas IKSHP-së, rastet pozitive janë raste kontakti nga Malisheva, Suhareka, Drenasi dhe Prishtina.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë – Malishevë, dy (2 ) me vendbanim në Malishevë, një (1) me vendbanim në Bllace-Suharekë, një (1) me vendbanim në Drenas dhe një (1) me vendbanim në Prishtinë”, ka njoftuar IKSHP-ja. /Gazeta Express