Një 71-vjeçar dhe një 83-vjeçar vdesin në Infektivë, ishin të prekur nga COVID-19 dhe me sëmundje tjera - Gazeta Express
string(138) "nje%cc%88-71-vjecar-dhe-nje%cc%88-83-vjecar-vdesin-ne%cc%88-infektive%cc%88-ishin-te%cc%88-prekur-nga-covid-19-dhe-me-se%cc%88mundje-tjera"

Një 71-vjeçar dhe një 83-vjeçar vdesin në Infektivë, ishin të prekur nga COVID-19 dhe me sëmundje tjera

Gazeta Express

02/07/2020 14:57

Dy të infektuar me COVID-19 kanë vdekur në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Bëhet fjalë për një 71-vjeçar nga Prishtina dhe një 83-vjeçar nga Mitrovica, raporton Express.

Lajmin e ka konfirmuar Klinika Infektive përmes raportit 24-orësh, ku ka njoftuar se që të dy viktimat kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Lexo Edhe:

“Dje me datë 01.07.2020 në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti F.G. moshës 71 vjeq nga Prishtina me diagnozën Covid 19 dhe sëmundje tjera shoqëruese, si dhe sot me datën 02.07.2020 në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti F.M. moshës 83 vjeq nga Mitrovica, I cili përpos infeksionit me Covid 19 kishte edhe sëmundje shoqëruese”, thuhet në raport. /Express