Niveli i vitaminës D tek nënat shtatzëna ndikon në zhvillim e inteligjencës së foshnjave - Gazeta Express
string(88) "niveli-i-vitamines-d-tek-nenat-shtatzena-ndikon-ne-zhvillim-e-inteligjences-se-foshnjave"

Gazeta Express

03/11/2020 15:55

Niveli i vitaminës D tek nënat shtatzëna ndikon në zhvillim e inteligjencës së foshnjave

Gazeta Express

03/11/2020 15:55

Tanimë dihet se vitamina D është një nga përbërësit më të rëndësishëm ushqimorë dhe ka një funksion të rëndësishëm në organizëm, shkruan Science Daily.

Studimi i ri tregon se niveli i vitaminës D tek një nënë shtatzëne ndihmon në rregullimin e proceseve të ndryshme të zhvillimit të trurit tek foshnjat. Studimi i publikuar në revistën “The Journal of Nutrition” ka treguar se niveli i vitaminës D tek nënat gjatë shtatzënisë, ndikon në zhvillimin e inteligjencës përkatësisht IQ-së tek foshnja.

Lexo Edhe:

Melissa Melough, autore e studimit nga Departamenti i Shëndetit të Fëmijëve, ka thënë se deficienca e vitaminës D është mjaft e shpeshtë, sidomos tek gratë me ngjyrë. Ajo u shpreh se shpreson, që ky studim t’i shtyjë mjekët t’i inkurajojnë gratë shtatzëna, që ta kontrollojnë vazhdimisht nivelin e vitaminës D.

“Melanina e mbron lëkurën nga dëmtimet, mirëpo duke i bllokuar rrezet ultra-vjollcë, bllokohet edhe prodhimi i vitaminës D në lëkurë. Për këtë arsye gratë duhet të jeni të vetëdijshme për këtë gjë”, tha autorja e studimit.

Sipas ekipit, duhen ende studime të tjera për të konfirmuar rëndësinë e nivelit të vitaminës D tek nëna, në zhvillimin e inteligjencës tek foshnja. /Gazeta Express