Niveli i lartë i hormoneve tek vajzat mund ta shkaktojë këtë sëmundje - Gazeta Express
string(69) "niveli-i-larte-i-hormoneve-tek-vajzat-mund-ta-shkaktoje-kete-semundje"

Niveli i lartë i hormoneve tek vajzat mund ta shkaktojë këtë sëmundje

Gazeta Express

10/03/2020 11:43

Një studim i bërë së fundmi ka ardhur në përfundim se vajzat, të cilat janë të holla dhe të gjata janë më të prira ta zhvillojnë sëmundjen e quajtur- endometriosis, në krahasim me të tjerat, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Endometrioza është një sëmundje gjinekologjike, e cila i prekë femrat dhe e shkakton infertilitetin. Kjo sëmundje, sipas statistikave i prekë një në 10 femra në botë.

Lexo Edhe:

Studimi i fundit i bërë me 170.000 femra mbi moshën 13 vjeçare, ka sugjeruar që gjatësia dhe pesha janë faktorë, që ndikojnë në rritjen e rrezikut të prekjes nga kjo sëmundje. Kjo lidhshmëri shpjegohet në bazë të teorisë se vajzat e gjata e kanë një nivel më të lartë të hormonit estrogjen, dhe siç dihet niveli i estrogjenit është i lidhur me këtë sëmundje.

Nga ana tjetër, vajzat që kanë përmasa më të mëdha, kanë një peshë më të madhe dhe janë më të shkurtra nga gjatësia, janë më pak të rrezikuara nga kjo sëmundje.

Endometrioza është një sëmundje, që shfaqet kur indet që janë të njëjta me ato të mitrës, pësojnë një rritje të tepërt brenda ovariumeve. Kjo gjendje shkakton dhimbje dhe mund të jetë shkak i infertilitetit. Evidencat e deritanishme, sugjerojnë që kjo gjendje e rrit rrezikun e prekjes edhe nga sëmundje të tjera kronike, duke përfshirë disa lloje të kancerit dhe sëmundjet e zemrës.

Ky studim është publikuar në revistën shkencore “Annals of Human Biology Journal”. /Gazeta Express