Gazetari Valon Syla, ka reaguar pas nisjes së fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke u shprehur se Partia Demokratike e Kosovës, është shfaqur mjaftë e mobilizuar për një rikthim të fuqishëm, shkruan Gazeta Express.
Syla, është shprehur edhe se, kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi, dhe kandidati i saj për kryeministër, Bedri Hamza, e kanë bërë organizimin e fillimit të fushatës së kësaj partie, me stil dhe me shije, duke bërë kështu që shumë simpatizantë të saj të mbesin jashtë.
‘‘Oooo zemra mal. Moti ma fort e ma të mobiluzuar si kam pa miqt e mi të opozitës.
PDK me Bedri Hamzën dhe Memli Krasniqin aq me shije e me stil e kishin mbush sa që 2000 veta kishin mbetur jashtë. Për listë mos të flas se është ma e mira.
PDK kështu se kam pa as me 2017, as me 2019 e as me 2021… një rikthim i fuqishëm.
Bravo miq”, ka shkruar ai. /GazetaExpress