Nisin përgatitjet e koncertit të veçantë të Filhamronisë së Kosovës - Gazeta Express
string(67) "nisin-pergatitjet-e-koncertit-te-vecante-te-filhamronise-se-kosoves"

Arte

Gazeta Express

20/02/2025 12:37

Nisin përgatitjet e koncertit të veçantë të Filhamronisë së Kosovës

Arte

Gazeta Express

20/02/2025 12:37

Kanë nisur përgatitjet për një prej koncerteve më të veçanta të këtij sezoni. Nën drejtimin e brazilianit Marcio da Silva, dirigjent i Hastings Philharmonic Orchestra, Filharmonia e Kosovës ka nisur përgatitjet për interpretimin e një prej oratoriumeve më të popullarizuara, “Messiah” nga Handel.

Ky koncert, i cili do të mbahet në dy shfaqje më 9 dhe 10 maj 2025 në Pallatin e Rinisë nga ora 19:30, i dedikohet dirigjentit të parë në Kosovë, Bahri Çela, njëherësh themeluesit të Filharmonisë së Kosovës. Koncerti do të shënojë gjithashtu 20-vjetorin e interpretimit të kësaj vepre nga Bahri Çela me Korin e Studentëve të Fakultetit të Arteve dhe Orkestrën e Profesorëve të Fakultetit të Arteve – DAM, së bashku me studentët e asaj kohe.

Advertisement
Advertisement
Advertisement