Nisin kontaktet e para, gjiganti anglez shpreh interesim për Dembelen - Gazeta Express
string(68) "nisin-kontaktet-e-para-gjiganti-anglez-shpreh-interesim-per-dembelen"

Nisin kontaktet e para, gjiganti anglez shpreh interesim për Dembelen

Sport

Gazeta Express

28/05/2022 13:30

Liverpooli raportohet se ka shprehur interesim për Ousmane Dembelen.

Sipas gazetës spanjolle “Sport”, klubi anglez ka kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit për të diskutuar rreth një lëvizje të mundshme, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Nga kampi i Dembeles është thënë se ende nuk ka asgjë të nënshkruar me ndonjë klub, teksa e ardhmja e francezit është ende e paqartë.

25-vjeçari nga “Camp Nou” mund të largohet si lojtar i lirë në afatin kalimtar të verës, pasi kontrata e tij edhe zyrtarisht skadon më 30 qershor.

Paris Saint-Germaini e Bayern Munichi raportohet se janë dy klubet tjera të interesuara për shërbimet e ish-futbollistit të Borussia Dortmundit.

Në anën tjetër, nuk përjashtohet as mundësia që Dembele të rinovojë kontratën me Barcelonën. /Gazeta Express/