Nisin homazhet në Reçak, kosovarët kujtojnë e nderojnë 45 shqiptarët e paarmatosur që u vranë e masakruan nga forcat serbe - Gazeta Express
string(121) "nisin-homazhet-ne-recak-kosovaret-kujtojne-e-nderojne-45-shqiptaret-e-paarmatosur-qe-u-vrane-e-masakruan-nga-forcat-serbe"

Lajme

Gazeta Express

15/01/2025 9:39

Nisin homazhet në Reçak, kosovarët kujtojnë e nderojnë 45 shqiptarët e paarmatosur që u vranë e masakruan nga forcat serbe

Lajme

Gazeta Express

15/01/2025 9:39

Janë mbushur sot 26 vjet nga Masakra më e tmerrshme mbi popullatën civile në Reçak nga forcat serbe. Qytetarë të shumtë që në orët e para të mëngjesit kanë arritur në Memorialin ku prehën 45 shqiptarë të paarmatosur që u vranë e u masakruan barbarisht, më 15 janar 1999, në fshatin Reçak.

As të ftohtit e këtij mëngjesi nuk i bërë kosovarët të hezitojnë të vijnë me kurora lulesh në duar për të nderuar, ata që siç shprehën qytetarët “qëndrojnë themelet e shtetit tonë”.

Natyrisht se aty pranë varreve ndodhën dhe familjarët e tyre, të cilët janë të parët që kanë arritur te Memoriali duke përkujtuar ditën më të rëndë për ta e më tragjiken e historike të Kosovës, që tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën.

Advertisement
Advertisement
Advertisement