Kanë nisur sot më 8 tetor, në Pallatin e Kongreseve homazhet për nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, që u vra më 6 tetor në sallën e gjyqit.
Në nderim të gjyqtarit Kalaja, një kurorë me lule është vendosur në emër të qeverisë, ndërsa dhjetëra kolegë të tij nga Gjykata e Apelit të Përgjithshëm, përfaqësues të institucioneve të drejtësisë dhe qytetarë të shumtë kanë marrë pjesë në homazhe.
Homazhe do të zhvillohen edhe në qytetin e tij të lindjes, Shkodër, ku për dy orë pritet të nderohet nga bashkëqytetarët shkodranë, përpara se të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e qytetit.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes që çoi në ndarjen e parakohshme nga jeta të gjyqtarit Kalaja.
Astrit Kalaja do të kujtohet si një profesionist që la gjurmë në sistemin gjyqësor shqiptar.