Nisin hetimet për vdekjen e 46-vjeçarit në një kafiteri në Prishtinë - Gazeta Express
string(68) "nisin-hetimet-per-vdekjen-e-46-vjecarit-ne-nje-kafiteri-ne-prishtine"

Nisin hetimet për vdekjen e 46-vjeçarit në një kafiteri në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

06/08/2022 9:33

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për rastin e 46-vjeçarit që vdiq në një kafiteri në rrugën “Muharrem Fejza”, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Lexo Edhe:

“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë  05.08.2022 – 07:54. Është raportuar se viktima mashkull  kosovar derisa kishte qenë duke qëndruar në një kafiteri iu kishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe kishte ndërruar jetë . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë urgjente ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.