Nisin diskutimet për rimeçin Fury – Wilder - Gazeta Express
string(40) "nisin-diskutimet-per-rimecin-fury-wilder"

Gazeta Express

20/05/2020 11:42

Nisin diskutimet për rimeçin Fury – Wilder

Gazeta Express

20/05/2020 11:42

Tyson Fury dhe Deontay Wilder janë në pritje për ta zhvilluar meçin e tretë mes vete, mirëpo këtë herë dyshja e kategorisë së peshave të rënda në boks nuk do të takohet as në SHBA e as në Britani të Madhe.

Në shkurt, Tyson Fury e mposhti Deontay Wilderin në meçin e dytë mes tyre dhe, përkundër që ekipi i tij e kishte dorëzuar vetë meçin në rundin e shtatë, Wilderi e aktivizoi klauzolën për ta zhvilluar një meç të tretë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fillimisht dyshja pritej ta zhvillonte këtë rimeç në Las Vegas gjatë verës, mirëpo shkaku i koronavirusit, beteja u shty për në tetor.

Tani, promoteri i Furyt ka lënë të kuptohet se rimeçi do të shtyhet për një datë edhe më të vonshme, përderisa as nuk do të zhvillohet në Las Vegas.

“Ne kemi propozime nga dy vende, të cilat jemi duke i shqyrtuar”, ka thënë promoteri i Furyt, Bob Arum.

“Dhe kur ato propozime të bëhen më konkrete, që me siguri do të ndodhë gjatë javës ose dy javëve të ardhshme, ne do të bisedojmë me partnerët tanë. Shpresoj që së shpejti do të dalim me një lajmërim”.

“Për momentin, ne po mendojmë të zhvillojmë atë rimeç në çerekun e katër të vitit dhe me siguri do ta zhvillojmë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jashtë Britanisë së Madhe”. /Gazeta Express/