Marrëveshja ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për kampin e refugjatëve në Lezhë rijetëzohet sërish. Mediat italiane njoftojnë se anija ushtarake “Kasiopea” me 49 emigrantë është nisur drejtë brigjeve të Shën Gjinit.
Kjo është herë e tretë që në portin e Shëngjinit do të mbërrijnë emigrantë të cilët do të trajtohen në qendrat pritëse të ngritura në Gjadër të Lezhës. Dy transfertat e para dështuan për shkak se drejtësia italiane vendosi kundër marrëveshjes. Por këtë herë kjo gjë pritet të mos ndodhë pas vendimit të Gjykatës së Lartë në Romë që e legjitimoi marrëveshjen Rama-Meloni, shkruan A2 CNN.
Qendra pritëse e emigrantëve në Gjadër të Lezhës nisi operimin në shtatorin e 2024 pas ndërtimit nga pala italiane. Sipas marrëveshjes, territori i dy qendrave pritëse administrohet nga pala italiane, ndërsa autoritetet shqiptare janë në mbështetje të tyre.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...