string(66) "nis-zbatimin-nga-qershori-marreveshja-per-pensionet-shqiperi-itali"

Shqiperi

Gazeta Express

11/04/2025 13:15

Marrëveshja për pensionet Shqipëri-Itali nis zbatimin nga qershori

Shqiperi

Gazeta Express

11/04/2025 13:15

Nga muaji qershor i këtij viti, nis zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, që do të sjellë përfitime për qytetarët shqiptarë dhe italianë. Marrëveshja, e firmosur në Romë nga zëvendësministrja e Ekonomisë Olta Manjani dhe Ministrja e Punës në Itali, Marina Calderone, ka për qëllim njohjen e periudhave kontributive mes dy vendeve.Kjo marrëveshje do të mundësojë që emigrantët shqiptarë të përfitojnë pensione në të dyja vendet, duke bashkuar periudhat e punës. Rreth 500 mijë shtetas shqiptarë dhe 4 mijë shtetas italianë do të përfitojnë nga ky sistem, duke siguruar që asnjë vit pune të mos humbasë.Kushtet për pensione janë 20 vjet punë në Itali dhe 15 vjet në Shqipëri. Për ata që nuk plotësojnë këto kushte, periudhat e punës do të bashkohen, duke mundësuar që ata të përfitojnë dy pensione, nga Italia dhe Shqipëria.