Nis zbatimi i masave për ndeshjen Shqipëri-Letoni, rrugë të bllokuara dhe kontrolle ndaj tifozëve - Gazeta Express
string(96) "nis-zbatimi-i-masave-per-ndeshjen-shqiperi-letoni-rruge-te-bllokuara-dhe-kontrolle-ndaj-tifozeve"

Shqiperi

Gazeta Express

09/09/2025 11:35

Nis zbatimi i masave për ndeshjen Shqipëri-Letoni, rrugë të bllokuara dhe kontrolle ndaj tifozëve

Shqiperi

Gazeta Express

09/09/2025 11:35

Këtë të martë, më 9 shtator, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë do të zhvillohet ndeshja ndërkombëtare e futbollit mes Shqipërisë dhe Letonisë.

Për këtë event sportiv, Policia e Shtetit ka hartuar dhe vënë në zbatim një plan të posaçëm masash, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike përpara, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes.Ekipi letonez do të shoqërohet dhe mbrohet nga forcat e rendit që nga mbërritja në aeroportin e Rinasit, gjatë qëndrimit në hotel dhe stadium, deri në largimin nga vendi. Po ashtu, masat e sigurisë do të zbatohen edhe për ekipin shqiptar gjatë gjithë kohës që do të ndodhet në stadium.Gjatë datës 9 shtator 2025, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, disa akse rrugore pranë stadiumit do të kenë kufizime qarkullimi për të lehtësuar trafikun dhe garantuar sigurinë. Rrugët e kufizuara janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Presidencës drejt sheshit “Nënë Tereza”, rruga “Papa Gjon Pali i II”, rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së, rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së, rruga “Themistokli Gërmenji”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës deri tek stadiumi, rruga “Faik Konica” dhe rruga “Skerdilajd Llagami”.Parkimi i autobusëve me tifozë vendas që vijnë nga Korça dhe Elbasani, do të bëhet në parkingun e lokal “Kalvin”, ndërsa autoveturat te terminali pranë qytetit “Studenti”.Parkimi i autobusëve që vijnë nga veriu dhe jugu, do të bëhet në parkimin “Terminali i përpunimit të automjeteve” pranë mbikalimit të Kamzës, ndërsa autoveturat tek parkingu pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi”, në parkingun nëntokësor në sheshin “Skënderbej”, si dhe në parkingun nëntokësor në “Bulevardin e Ri”, te ish stacioni i trenit.Tifozët nuk duhet të ngrenë dronë në perimetrin e stadiumit, pasi do të rrëzohen nga pajisjet anti-dronë të Policisë. Hyrja në stadium fillon në orën 18:00.Biletat janë personale dhe të pajisura me barcode. Publikimi ose dublikimi i tyre konsiderohet falsifikim dhe mashtrim dhe ndiqet sipas Kodit Penal. Çdo tentativë për hyrje me biletë të falsifikuar do të regjistrohet automatikisht.Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë ndëshkon veprimet e dhunshme në sport:Hyrja në fushë nga persona të paautorizuar dënohet me gjobë nga 50,000 deri në 100,000 lekë ose burgim deri në tre muaj. Hedhja e sendeve të forta, përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve ose flakadanëve dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet. Goditja ose dhuna ndaj sportistëve, trajnerëve, arbitrit ose ndërmjetësve sportivë, për shkak të veprimtarisë sportive, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet, ndërsa nëse kryhet më shumë se një herë ose nga drejtues/antëtarë klubesh, dënohet deri në pesë vjet.Qindra punonjës policie do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do të ofrojnë ndihmë dhe informacion tifozëve gjatë gjithë aktivitetit. Në raste emergjente, qytetarët mund të kontaktojnë numrin 112.