Verifikimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret ka hyrë në fazën përfundimtare. Fermerët nuk mund të kërkojnë dëmshpërblim për bagëtinë, stallet, parcelat ose shtëpitë e djegura deri sa të përfundojë inventarizimi i plotë i dëmit. Ky proces po kryhet nga 57 veterinerë dhe specialistë të agrumeve, të cilët janë në terren duke identifikuar kafshët e djegura dhe ato të groposura.
Zonat më të goditura janë Njësia Administrativë Skëndërbegas dhe Bashkia e Delvinës. Deri tani janë shënuar 747 koshere të djegur, 7 stalla të shkatërruara dhe 13 gjedhë, 262 krerë të imta, 7 njëthundrakë, 1 derë dhe 90 shpendë të djegur. Pas përfundimit të verifikimit, Këshilli i Ministrave do të përcaktojë dëmshpërblimet për fermerët, bazuar në raportet e sakta të dëmeve.
Deri atëherë, fermerët do të mbështeten vetëm nga statistikat e sakta që pritet të dorëzohen nga ekipet inspektuese.