Presidentja Vjosa Osmani ka mbledhur në takim liderët e partive politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të reja pas dështimit të formimit të qeverisë dje nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë pak para nisjes së takimit se partia e tij preferon datën 21 dhjetor për mbajtje të zgjedhjeve të reja.
Ndërsa kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka përmendur dy data: 21 dhjetor ose 11 janar.
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, iu bashkua i fundit takimit.
Pas fitores së zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje dështoi dy herë të formojë qeverinë pas muajve të zvarritjes së konstituimit të Kuvendit.
Dje mandatari i dytë, Glauk Konjufca, njësoj si shefi i tij, Albin Kurti, s’arrit të marrë mbështetjen e nevojshme për t’u bërë kryeministër.
Sipas Kushtetutës, nëse Qeverinë nuk arrin ta formojë as mandatari i dytë, presidentja Osmani duhet t’i shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e shpalljes.
Pamjet: T7



