Nis takimi mes Hotit dhe Vuçiqit në Bruksel - Gazeta Express
string(43) "nis-takimi-mes-hotit-dhe-vuciqit-ne-bruksel"

Nis takimi mes Hotit dhe Vuçiqit në Bruksel

Gazeta Express

16/07/2020 16:37

Kosova e Serbia nga sot kthehen në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, gati pas dy vjetëve bllokadë. Kosovën e përfaqëson kryeministri Hoti, ndërsa Serbinë presidenti Vuciq, raporton Gazeta Express.

Kryeministri Avdullah Hoti ka arritur në ndërtesën e EEAS (Shërbimi i Jashtëm i BE’së), ku do ta takojë presidentin serb, Aleksandër Vuciq me ndërmjetësim të europianëve.

Lexo Edhe:

Hoti po  shoqërohet atje nga dy zëvendësit e tij, Driton Selmanajn dhe Albulena Balaj – Halimi.

Në takim po merr pjesë edhe Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

Kryeministri ka arritur në takim pak minuta pas orës 16:00.

Në takim si ndërmjetësues nga ana e BE’së është përfaqësuesi special për dialog, Miroslav Lajcak dhe shefi i tij Përfaqësuesi i Lartë spanjolli Borell. /Express/