Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka nisur takimin me kryetarë dhe përfaqësues të partive politike në Kuvenbdin e Kosovës.
Ai i ftoi ata për të diskutuar për përgatitjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Nga partitë shqiptare liderët e partive nuk kanë shkuar, por aty shkuan Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, Uran Ismaili nga PDK, Doarsa Kica-Xhelili dhe Muharrem Nitaj nga AAK.
Ndërkaq, nga partitë e komunitetit joshumicë u panë kryetarët e subjekteve që përfaqësojnë.
Në takim janë kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka, kryetari i partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Elbert Krasniqi, kryetarja e Bashkimit Socialdemokrat, Duda Balje, kryetari i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha, Kryetari i Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli, kreytari i Partisë Liberiane Egjiptiane, Rasim Demiri nga Koalicioni Vakat.
Mediat janë lejuar të marrin pamje në nisje të takimit dhe më pas ai është mbyllë për media.
Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 15 prillin datë për seancën konstituive të Kuvendit./Express/