Nis takimi i kryeministrit Kurti me Miroslav Lajçak - Gazeta Express
string(51) "nis-takimi-i-kryeministrit-kurti-me-miroslav-lajcak"

Nis takimi i kryeministrit Kurti me Miroslav Lajçak

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 9:49

Ka filluar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Takimi ka filluar ndryshe nga që ishte paralajmëruar, para orës 09:00.

Lexo Edhe:

Lajçak dhe Kurti pritet që sot të diskutojnë në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe dialogun në përgjithësi.

Lajçak dje ka qëndruar në Serbi, meqë rast ka takuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit me Vuçiq, Lajçak ka deklaruar se është diskutuar për të pagjeturit, dialogun si dhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

“Në Beograd sot diskutova rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve si vazhdim i takimeve të fundit të dialogut. Ne folëm edhe për çështje aktuale, duke përfshirë edhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucione të Kosovës, Udhërrëfyesin e Energjisë si dhe personat e zhdukur”,shtoi ai