Nis spektakli ‘Prime’, zgjedhja e finalistit të parë dhe shumë të papritura për banorët e publikun - Gazeta Express
string(95) "nis-spektakli-prime-zgjedhja-e-finalistit-te-pare-dhe-shume-te-papritura-per-banoret-e-publikun"

TV/Film

Gazeta Express

10/01/2025 21:10

Nis spektakli ‘Prime’, zgjedhja e finalistit të parë dhe shumë të papritura për banorët e publikun

TV/Film

Gazeta Express

10/01/2025 21:10

Ka nisur spektakli ‘Prime’ ku sonte do të jetë një natë e paharrueshme pasi do të jetë një episod eksploviz për miliona shikues që nga fillimi i Big Brother VIP Kosova 3.

Kjo javë ishte e mbushur me dinamika, debate të forta e dramatike, sidomos pas eliminimit të ish-banorit Gjestit, të gjitha këto priten që të diskutohen në Prime.

Po ashtu tensioni i përfundimit të rrugëtimit dhe zërja e një vendi në finale ka bërë që banorët të mos kursejnë njëri-tjetrin kështu që debatet sa vijnë e ashpërsohen.

Në këtë ‘Prime’ surpriza e vërtetë që do ta mbaj publikun dhe banorët nën ankth është televotimi që do të hapet brenda spektaklit për të çuar njërin nga banorët direkt në finalen e madhe të 24 Janarit.

Njëri nga të nominuarit sonte lë përfundimisht rrugëtimin në BBVK teksa emocione na presin pasi një nga banoret e ‘Vëllait të Madh’ ka treguar linjën e jetës së saj.

Spektakli transmetohet ekskluzivisht në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion, si dhe LIVE në kanalin zyrtar në Youtube, të Big Brother VIP Kosova.

Mos e humbisni!

Advertisement
Advertisement
Advertisement