Nis sot aplikimi për Llotarinë Amerikane, kushtet e reja (LINKU)
Shqiperi
Gazeta Express
06/10/2021 10:33
Ditën e sotme më 6 tetor nis aplikimi për Lotarinë Amerikane. Departamenti i Shtetit ka dhënë detaje të hollësishme për të gjithë të interesuarit.
Mësohet se aplikimet nisin sot në orën 12:00 të mesditës dhe mbyllen më 9 nëntor 2021.
“Të gjithë aplikantët e programit të vizave të DV-2023 duhet të gjenden të ligjshëm dhe të marrin vizën e tyre ose të rregullojnë statusin deri në fund të vitit 2023 (30 shtator 2023).
Kujdes nga mashtrimet! Disa faqe në internet përpiqen të mashtrojnë klientët, duke u paraqitur si ofrues të informacionit zyrtar të qeverisë amerikane,” thuhet ndër të tjera në njoftim.