Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ka nisur zyrtarisht shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit e arsimit parauniversitar. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ndau pamje nga shpërndarja e librave në disa shkolla të Tiranës, duke theksuar atmosferën pozitive dhe emocionet e prindërve.
Ashtu si në vitet e fundit, tekstet do të jenë falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën, si pjesë e politikës së mbështetjes për arsimin bazë.
Ndërkohë, viti i ri shkollor do të nisë më 8 shtator për të gjitha shkollat nëntëvjeçare dhe gjimnazet, qofshin ato të përgjithshme, të orientuara apo profesionale.
“Emocionet e prindërve që përfitojnë paketën e plotë të librave falas për fëmijët në prag të fillimit të vitit të ri shkollor”, shkruan Rama.