Nis shpërndarja e librave falas për 236 mijë nxënës, Rama: Mbështetje e përvitshme në prag të vitit shkollor - Gazeta Express
string(106) "nis-shperndarja-e-librave-falas-per-236-mije-nxenes-rama-mbeshtetje-e-pervitshme-ne-prag-te-vitit-shkollor"

Shqiperi

Gazeta Express

25/08/2025 12:06

Nis shpërndarja e librave falas për 236 mijë nxënës, Rama: Mbështetje e përvitshme në prag të vitit shkollor

Shqiperi

Gazeta Express

25/08/2025 12:06

Ka nisur sot shpërndarja e librave falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale thotë se bëhet fjalë për një mbështetje të përvitshme për fëmijët.

“Mirëmëngjes dhe me nisjen sot të shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, një mbështetje e përvitshme e Qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.Ky program i mbështetjes së librave falas është i fokusuar për nxënësit që vijnë nga familje me problematika sociale dhe ekonomike, si dhe ata që kanë nevojë për mbështetje të veçantë, përfshirë fëmijët me aftësi ndryshe dhe ata nga pakicat dhe minoritetet.