Nis shkatërrimi i materialit zgjedhor të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 - Gazeta Express
string(70) "nis-shkaterrimi-i-materialit-zgjedhor-te-zgjedhjeve-te-9-shkurtit-2025"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 10:50

Nis shkatërrimi i materialit zgjedhor të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 10:50

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi procesin e shkatërrimit të materialit zgjedhor të përdorur në zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt 2025, raporton Ekonomia Online.

Shkatërrimi i materialit të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, që ishte paraparë të fillonte në orën 10:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, nuk nisi me kohë, për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve.

Shkatërrimi i materialit të zgjedhjeve bëhet në përputhje me afatet ligjore dhe procedurat e përcaktuara për ruajtjen dhe më pas asgjësimin e materialit zgjedhor, pasi është përmbyllur tërësisht procesi i shqyrtimit dhe certifikimit të rezultateve.